Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla foli për klasat kolektive dhe synimin për mbylljen e tyre. Ministrja tha se qëllimi është transferimi në shkolla ku 32 mijë nxënës të vendosen në klasat respektive.

“Ne nuk kemi synim mbylljen e shkollave por mbylljen e klasave kolektive. E theksoj klasave me nxënës të moshave të ndryshme ku numri i nxënësve është edhe 3 edhe 5.Ndërhyrja jonë ka filluar që vitin e kaluar shkollor.Testuam të gjithë nxënësit për aftësitë në shkrim lexim dhe në bazë të nevojave realizuam programin për përforcimin e shkrim-leximit  pas trajnimit të mësuesve.Ky ishte edhe hapi i parë emergjent. Hapi i dytë ishte një studim rrënjësor i gjithë sistemit të klasave kolektive të shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë.Kemi parë secilën klasë, kemi matur largësinë nga shtëpitë e nxënësve, nga shkollat e tjera më të afërta, kemi parë kushtet e punës në këto klasa, kemi dërguar ekipe të ecin në këmbë rrugët që përshkojnë vet nxënësit.Kjo punë 8 mujore ka rezultuar në identifikimin e klasave që mund të transferohen në shkolla më të mëdha ku nxënësit do të mund të mësonin me bashkëmoshatarët e tyre jo me në klasa kolektive.Kemi bërë planin e veprimit për të realizuar këtë transferim.” tha Nikolla ndersa shtoi se hapi i tretë po ndodh tani: hartimi i urdhrit për transferimin e  nxënësve në shkollat më të afërta, si dhe sistemimin e mësuesve të këtyre nxënësve në sistem, duke i siguruar se askush nuk do të mbetet i papunë.

Ndër të tjera, ministrja e Arsimit u shpreh se ky nuk është një fenomen shqiptar. Klasa kolektive ka edhe në vende të tjera, por atje kur mbyllen klasat kolektive është sukses, nuk akuzohet kush se po mbyll shkolla. “E gjithë vëmendja jonë është tek 33 mijë nxënësit  dhe mësuesit e tyre!Ndaj paralelisht ne kemi studiuar modelet më të mira që sigurojnë përmirësimin e  cilësisë së arsimit në klasat që e kemi të pamundur të mbyllim. Ky është dhe hapi i katërt i ndërhyrjes tone: kemi mbledhë udhëzues dhe doracak, me shembuj të orëve mësimore dhe metodave më efektive mësimore, që i kemi përkthyer dhe përshtatur për t’i ndarë me mësuesit e klasave kolektive. “

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: