Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Ka qenë vetë Celibashi ai që ka nxjerre detaje nga takimi me diplomaten amerikane, ndërsa theksoi se prezantuan ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumetet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës & mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim @USAmbAlbania në takim e sotëm në KQZ. Së bashku me Nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ.”, tha Celibashi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb