Një gazetare e ITV News bëri një gabim të madh gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të Ditës së Krishtlindjes pasi njoftoi “vdekjen e Papës”.

Sipas medieve të huaja, lexuesja e lajmeve po raportonte për predikimin vjetor gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të shtunën pasdite kur ajo bëri gabimin.

Prezantuesi shpjegoi: “Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…”.

Megjithatë, ajo e kuptoi menjëherë gabimin e saj dhe u korrigjua duke thënë: ‘Më falni’.

Shikuesit u hutuan nga gabimi, dhe postuan në “Twitter”: “A jam në delir apo lajmet e itv thjesht thanë diçka për ‘vdekjen e tij’ kur flitej për Papën”.

Një shikues i dyshimtë tha: “Çfarë ndodhi me Papën dhe çfarë dinë lajmet e ITV”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb