Pesëdhjetë punonjës të burgjeve do të trajnohen për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në Regjimin e Posaçëm në përputhje me të drejtat e njeriut.

Trajnimi organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatin e Popullit. Ai do të zhvillohet nga datat 30 nëntor deri më 3 dhjetor për dy grupe punonjësish, me nga dy ditë trajnim secili. Trajnimi pason një raport për Regjimin e Posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë, i pari i këtij lloji në Shqipëri, përgatitur nga Prezenca e OSBE-së, vitin e shkuar.

Mediat janë të ftuara në hapje të trajnimit, nesër, 30 nëntor, ora 9:00, në hotelin “Xheko Imperial”, salla “Grand Imperial”. Në të do të flasin Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Vincenzo Del Monaco, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: