Prezenca e OSBE në Tiranë ka uruar zotin Bajram Begaj për zgjedhjen në postin e kreut t ri të shtetit.

Me anë të një postimi në Twitter, shkruan se presin me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm me Presidentin e ri.

“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit.

Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, shkruhet në postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: