Një gjykatë gjermane në Këln ka dënuar me 12 vite burg këtë të premte një prift katolik për abuzim seksual të fëmijëve.

Sipas aktakuzës, procedura ndaj priftit 70-vjeçar përfshin 118 pika, ndërsa viktima më e re është një vajzë nëntëvjeçare.

Gjithashtu ai do të duhet të paguajë edhe 50 mijë euro dëmshpërblim, shkruajnë mediat e huaja.

Prifti ishte në paraburgim gjatë gjykimit për shkak të rrezikut të përsëritjes së krimit, njoftoi agjencia gjermane DPA.

Ndërkohë zyrtarët e kryepeshkopatës së Këlnit mohuan çdo përgjegjësi gjatë gjyqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb