Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, edhe një herë ka shkruar për idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit për lëvizjes të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutimet për ndarje etnike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rikthejnë fantazmat e vjetra të Ballkanit”, është titulli i gazetës amerikane.

Në një reportazh të gjatë, gazeta amerikane ka biseduar edhe me priftin e manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili ka shprehur frikën e tij rreth idesë së ndarjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vija etnike.

Janjiç ka thënë se kësaj ideje i vjen ‘era barut’, shkruan NYT. “Një ide e tillë do ta kthejë Ballkanin në një zonë ku do të shpërthejë baruti”, ka thënë prifti serb.
Ai ka thënë se vlerat e Evropës dhe të perëndimit nuk bazohen në ndarje etnike.

“Kjo është e pa besueshme se çfarë po ndodh”, është shprehur Sava Janjiç.
Kundër kësaj ideje të Thaçit dhe Vuçiçit kanë dalë shtetet përëndimorë të cilat e kanë mbështetur Kosovën në gjithë rrugëtimin e saj 19 vjet pas luftës, shkruan Express.

Gjermania e kancelares Merkel është shprehur kategorikisht kundër, ndërsa në një linjë janë edhe Franca dhe Britania e Madhe.

Edhe shtetet fqinje si Kroacia janë shprehur kundër një ideje të tillë. Gjithashtu edhe të gjtihë forcat politike në Kosovë e kanë kundërshtuar një ide të tillë. Madje kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të thotë luftë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb