Deputetja Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

Ajo bëri me dije se kryesia ka miratuar emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar.

Vokshi sqaroi se KOKOE do të japë informacione në ditët në vijim mbi kandidatët, ndërsa tha se për emrat në bashkitë e tjera vijojnë bisedimet me partitë aleate.

Fjala e AlbanaVokshit: 

Emrat për bashkitë e mbetura:

Fushë Arrëz- Dedë Bajraktari, Hilë Curi, Hilë Kola, Pjetër Qafa, Nikë Deda

Cërrik- Ankelida Çela, Servet Duzha

Gjirokatër- Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami

Përmet- Edmont Komino, Niko Shupuli.

Këlcyrë- Arjan Kasaj, Edmond Nano

Memaliaj- Albert Malaj, Bukurosh Ajdini

Tepelenë- Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi

Libohovë-Adil Xhelili

Kolonjë- Et’hem Lumani

Kamëz- Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prençi

Bulqizë- Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha

Krujë- Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Laçi, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri

Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate, në ditët në vijim KOKOE do japë një informacion më të plotë në lidhje me kandidaturat e miratuara nga kryesia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: