Partia Demokratike ka njoftuar se do të nisë procesin e garës për primaret në radhët e saj, të cilat do të zgjedhin kandidaturat elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.

Një njoftim, theksohet se në zbatim të pikës 4 neni 12 të statutit të PDSH-së, të gjithë kryetarët e degëve duhet të dorëzojnë dorëheqjen brenda datës 26 janar 2025. ‘Ju informoj  se nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diele datë 26 janar 2025, duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit’, thuhet në njoftim.

Demokratët, me atë të procesit të primareve, kanë në dorë që të zgjedhin vetë listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë përballë PS-së, në zgjedhje.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Pershendetje,

Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025; ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH,

Ju informoj  se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale, brenda dites se Diele date 26 Janar 2025, duhet te depozitoni doreheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit te deges prane Sekretariatit te Organizimit.

Dite te mbare

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: