Procesi i votimit dhe i numërimit më pas, ka shpallur fitues në primaret e mbështetësve të Sali Berishës, Ardian Mukën për bashkinë e Durrësit dhe Premtim Kryemadhin për Bashkinë e Peshkopisë.

Të dy kandidatët morën më shumë vota nga mbështetësit dhe do të përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e 6 marsit. Në bashkinë e Lushnjës, është shpallur fitues kandidati Elton Bano.

Më herët, u shpall dhe kandidati fitues në Bashkinë e Vorës. Qytetarët do të kenë të drejtën për të zgjedhur më 6 mars në Vorë kandidatin Lulzim Vranën, që mori gjithsej 277 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb