Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për primaret në parti për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore 2023.

Berisha tha se do bëhen përpjekje të mbyllen gjatë këtij muaji, të paktën për bashkitë e mëdha. Ai theksoi se mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet dhe se do jetë një garë e hapur.

“Përpjekje të mëdha do bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shkohet te të tjerat. Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim vetë kandidimet, mirëpresim propozimet. Do jetë garë e hapur. Do bëhen listat e simpatizantëve. Kanë shumë rëndësi. Nuk bëhen nga kryesitë, as nga drejtimi qendror, por nga seksionet e PD-së. Çdo seksion do regjistrojë simpatizantin, atë që bashkëpunon gjatë fushatës. Ne duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë. ua premtuam gjatë këtij viti, e sanksionuam në statut dhe duhet t’i qëndrojmë premtimit tonë. Zbatimi i saj ka rëndësi shumë të madhe, në respekt të përfaqësimit, të ligjit që zbatojmë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb