Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike I janë nënshtruar këtë të diel një procesi të “pagëzuar” me emrin primare, nga ku do të dalin kandidatët demokratë për kryetar bashkish në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Procesi i numërimit ka përfunduar për disa bashki të vendit. Në Poliçan kanë votuar 94 persona nga 168 anëtarë në total, e fitues është shpallur Behar Xhaferraj me 92 vota, me vetëm 2 vota të pavlefshme.

Skrapar kanë votuar 156 persona nga 228 në total, ku 156 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm në garë, Eugen Mustafallari.

Në Bashkinë e Selenicës fitues është shpallur Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 të mundshme, ai ka mposhtur kështu dy kandidatët e tjerë në këtë garë.

Dega e PD në Dimal ka mbyllur procesin e numërimit. Kanë votuar 276 nga 584 në total. Fitues është shpallur kandidati Gentjan Meçe me 187 vota, kandidati tjetër në garë Thoma Rumniçi ka marrë 86 vota dhe tre kanë dalë të pa vlefshme.

Në Bashkinë e Krujës Agron Loka kryeson me 578 vota perballe 346 votave te Ndricim Babasit.

Në Bashkinë e Beratit kanë votuar 642 kandidatë në 3270 në total. Fitues në procesin e primareve është shpallur kandidati Zija Ismaili me 527 vota, 32 vota ka siguruar Sazan Guri dhe 80 kandidatja Klejdi Spahium ndërsa 3 kanë dalë të pavlefshme.

Në Bashkinë e Roskovecit kanë votuar në total 356 anëtarë, ku 204 ka marrë Nerdit Hazizaj që do të jetë kandidati I PD për zgjedhjet e 14 majit, 102 ka siguruar Nazar Plaka dhe 50 Dhurata Malka.

Patos fituese është shpallur Sofie Alushaj me 256 vota, ndjekur nga Ardian Rama me 56 dhe Fazmend Halimi me 28.

Demokratët e Mallakastrës do të përfaqësohen në zgjedhjet lokale të majit me Resmi Shanaj që ka siguruar 264 vota, ndjekur nga Neim Begaj me 69.

Në Bashkinë e Divjakës kandidati Aurel Malko ka marrë 869 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gjergji Janko ka marrë 470.

Fitues në Bashkinë e Pogradecit është Zini Tollozhina që ka marrë dy vota më shumë se kandidati tjetër.

Në Bashkinë e Devollit fitues është shpallur Elvis Hajdërlli, ndërsa në Bashkinë e Kurbinit fitues ka rezultuar Behar Haxhia me 1358 vota, nga 1800 votues në total.

Në Bashkinë e Mirditës do të shkohet me balotazh, mes Albert Mylyshit dhe Aleksandër Lalës.

Në Bashkinë e Korçës fitues është Ledina Alolli me 628 vota, ndjekur nga Gjergji Gjata me 426 vota, Entela Dvorani me 47 dhe 16 kanë dalë të pavlefshme.

Maliq fitues është Alfred Gega me 920 vota, ndjekur nga Alfred Berberi me 315 vota.

Ersekë ka pasur dakordësi të plotë sa i takon emrit të kandidatit, ku Et’hem Lumani ka siguruar të gjitha votat e anëtarësisë, 495.

Në Bashkinë e Gjirokastrës kandidat do të jetë Dorian Lani, ndërsa në Vlorë fitues ka rezultuar Hysni Sharra me 549 vota. Sakaq është duke vijuar numërimi për degët e tjera të Partisë Demokratike në vend.

Kurse në bashkinë e Durrësit kandidat do të jetë Igli Cara, në të kaluarën ka qenë ish-deputet.

Ndërkohë  në Librazhd fitues shpallet Shefki Çota me 309 vota.

Ndërkohe Saranda shkon drejt balotazhit, pasi rezultati është: Ardit Cikuli 582 vota, Ilir Nikolla 310, Spiro Vaso 252 dhe Armando Magllara 33 vota. Në balotazh shkon Cikuli dhe Nikolla.

Vlen për t’u theksuar se procesi i primareve u rifut si ide në Partinë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, ka deklaruar se primaret do të jenë parim i pandryshuar në çdo kohë zgjedhjesh, qofshin qendrore apo lokale, ku sipas tij, qytetarët dhe anëtarët e partisë do të kenë vetë në dorë për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre për numrin 1 të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb