Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se dy emrat për kandidat në Primare për qytetin e Durrësit, me përvojë politike apo profesionale.
Ai u shpreh se shumë shpejt kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre përpara anëtarëve dhe simpatizantëve në një proces që sipas tij do të sigurojë barazi rregullash.
Bylykbashi vlerësoi Primaret, duke i quajtur një proces ku vota e anëtarëve i zë vendin vulës së kryetarit dhe një kryelajm në arenën politike.
Postimi i plotë:
Primaret në PD janë tashmë kryelajm politik. Vota e anëtarëve i zë vendin vulës së kryetarit. Në prag të një viti nga Kuvendi madhështor i 11 dhjetorit 2021, primaret janë kthyer nga gërmë në letër, ne realitet demokratik. E reja jeton tek ideja dhe veprimi.
Ishte pivilegj të prezantoja kandidatët për primaret në degën e PD në Durrës përpara kryesisë dhe strukturave drejtuese të grupseksioneve të PD. Igli Cara vjen me përvojën e gjatë politike si deputet i Durrësit e drejtues i degës së PD përballë Armand Dervishit, i ri, nga një familje demokrate, i shkolluar për financë në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe punon si profesionist. Përvoja dhe idetë e reja, angazhimi qytetar dhe profesionalizmi që synojnë bashkërisht që Durrësin t’ia kthejnë durrsakëve.
Shpejt kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre përpara antarëve dhe simpatizantëve në një proçes që do të sigurojë barazi rregullash, por mbi të gjitha, votën më të gjerë të mundshme për antarët dhe simpatizantët e PD në Durrës.
Suksese Iglit dhe Armandit!
(BalkanWeb)