BRITANI E MADHE

Festimet e Krishtlindjeve në familjen mbretërore këtë vit do të jenë ndryshe. Vetë pallati mbretëror ‘Buckingham Palace’ ka konfirmuar se princi Harry, Meghan Markle dhe djali i tyre, Archie do t’i kalojnë Krishtlindjen me nënën e dukeshës, Doria Regland, në Los Angeles, SHBA.

Zëdhënësi i pallatit mbretëror ka treguar se ky ndryshim është vendosur më parë nga anëtarët e familjes dhe ka mbështetjen e plotë të mbretëreshës Elizabeth.

“Duka dhe dukesha i Sussex së bashku me djalin e tyre do t’i kalojnë pushimet e këtë vit si një familje e re, me nënën e Dukeshës Doria Ragland”- ka thënë zëdhënësi i pallatit mbretëror.

Meghan prej dy vitesh ka festuar Krishtlindjet në pallatin mbretëror, edhe kur ishte e fejuar me princin Harry, ajo është ftuar nga Mbretëresha për këtë festë të rëndësishme për familjen mbretërore.

Kjo nuk është hera e parë në fakt që një çift mbretëror ka vendosur të mos i festojë Krishlindjet në pallatin mbretëror. Edhe Kate e William në vitin 2016 i festuan Krishtlindjen me princin George dhe princeshën Charlote në familjen e Dukeshës.

090030240 E10ddc05 02e6 4a6f 9aca D0507496ab6f
090030240 E10ddc05 02e6 4a6f 9aca D0507496ab6f

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb