Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë tashmë në Evropë. Sipas raportimeve të “The Sun”, dukët e Sussex u ndalën në Londër përpara se të shkonin në Holandë, ku priten të marrin pjesë në Invictus Games. Sipas thashethemeve ata patën një takim të fshehtë me Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Charles. Pasi nuk morën pjesë në përkujtimoren e gjyshit Philip, ata u panë në Kështjellën Ëindsor dy vjet pas largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.

Për herë të parë që nga ai mars 2020, Dukat e Sussex kanë shkelur së bashku në Britaninë e Madhe. Nuk dihet nëse shoqërohen edhe nga Archie e vogël dhe Lilibet Diana, e cila nuk është takuar asnjëherë me stërgjyshen.Takimi Ballë për ballë me Mbretëreshën Elizabeth do të kishte ndodhur në fshehtësi të plotë, por sovrania ka shprehur prej kohësh dëshirën për të parë Harrin dhe familjen e tij dhe stërnipërit e tij.

Një grup vizitorësh i ka parë ata të mbërrinin në Kështjellën Ëindsor dhe t’i përshëndetën ngrohtësisht ata. Në ato orë në shtëpi ishte i pranishëm edhe Charles, kështu që konstatohet se edhe Sussex-ët janë takuar me princin. “Ishte një spektakël” – tha një pjesmarrës – Ne e dinim se mund të shihnim Charles dhe Dukeshën e Cornëall-it në ceremoninë e së Enjtes së Shenjtë, por nuk mund ta imagjinonim që ne do të hasnim në Harry dhe Meghan”.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb