ANGLI- Dasma mbretërore në Angli në 2011, duket se ka qenë eventi ku ka nisur një romancë dashurie mes Princit Harry dhe Pippa Middleton. Sipas revistës “OK!”, 31-vjeçari dhe 32-vjeçarja po shijojnë romancën e tyre të dashurisë, duke shtuar se mes dy të rinjve ka pasur gjithmonë një tërheqje seksuale.

Të dy kanë qenë “single” në kohën e dasmës mbretërore pasi Pippa u nda nga i dashuri i saj Nick Jackson edhe Harry i dha fund lidhjes 2-vjeçare me ish të dashurën e tij, Cressida Bones.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb