BRITANI E MADHE

Lufta kundër shtypit anglez nuk ndalet. Princi Harry e ka thënë hapur, se ai nuk dëshiron që bashkëshortja e tij, Meghan të vuajë si nëna e tij, Lady D.

Kështu që për të ruajtur privatësinë e tyre duka dhe dukesha e Sussex kanë paditur disa prej mediave të njohura britanike. Në fillim ata paditën “Mail on Sunday” dhe tashmë i ka ardhur radha ‘The Sun’ dhe ‘Daily Mirror’ .

“Meghan vuan njësoj si nëna ime dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme,” -shpjegoi Harry. Dhe sic e dimë të gjithë çështjet familjare të Meghan-it kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave në Britaninë e Madhe. Në muajin shkurt kjo tabloid publikoi letrën private që dukesha ia kishte shkruar babait të saj Thomas Markle, pak kohë pas dasmës së saj me princ Harry.

“Frika ime më e madhe është që historia të përsëritet, kam parë se cfarë ndodh kur imazhi i një përsoni shihet si një mall për të buruar lajme dhe nuk konsiderohet më një qenie njerëzore”- ka thënë pak ditë më parë Harry.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb