BRITANI E MADHE

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb