Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Monako, pjesë të delegacionit ka pasur edhe Princ Leka II dhe Princeshë Elia. Lajmin e bëri të ditur vetë Kreu i Shtetit, teksa postoi foto në rrjete sociale, duke thënë se: ”Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.

Postimi i plotë:

I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia. Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb