Një grua ka mundur të vjedhë plot 1.6 milionë euro bizhuteri në një argjendari luksoze në rrugën Saint-Honoré, në zemër të Parisit, pasi i zëvendësoi ato me çokollata.

Ngjarja ka ndodhur të martën, ndërsa mediat lokale kanë mundur të përshkruajnë me detaje se si mundi ajo të vërë në skenë grabitjen.

Me të hyrë në argjendari, hajdutja u prezantua si një princeshë e pasur e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ndau mënjanë bixhuteritë që preferonte të blinte. Sipas raportimit të TV Lci, ajo e siguroi shitësin, se pagesën për bixhuteritë e lëna mënjanë do ta paguante me transfertë bankare një ditë më vonë.

I shqetësuar që nuk po bëhej pagesa nëpërmjet bankës, argjendari rihapi kasafortën, duke zbuluar se brenda kutive nuk kishte asgjë, ose më saktë, disa çokollata ngushëllimi. Hetimi iu besua policisë gjyqësore të Parisit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: