TIRANE

Si sot një vit më pare, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Ditën e sotme Eliza në 1 vjetorin e vogëlushes ka ndarë urimin më të bukur për të bijën. Elia thekson që prej një viti i ka ndryshuar jeta dhe ndihet shumë e bekuar nga Zoti.

“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime!
Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës! Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb