BRITANI E MADHE

Meghan Markle kundër traditave sërish. Bashkëshortja princit Harry do të lind fëmijën e saj të parë në fund të muajit prill dhe duke duke kundërshtuar protokollin shekullor të pallatit, ajo ka zgjedhur të mos përdorë ekipin gjinekologjik të Shtëpisë Mbretërore.

Sipas mediave britanike dukesha e Sussex nuk dëshiron të ketë burra me uniforma për të mbikëqyrur lindjen e fëmijës së saj. Meghan do të lind fëmijën me një gjinekologe, emri i së cilës nuk dihet.

Pra dukesha ka përjashtuar ekipin e mjekëve Alan Farthing dhe Guy Thorpe-Baeston të cilën morën pjesë në të treja lindjet e Kate Middleton. Në krah të saj 37-vjecarja dëshiron që të ketë nënën e saj, Doria Ragland, e cila pritet të udhëtojë drejt Londrës.

Meghan dhe Harry janë zhvendosur nga Kensington Palace për të qëndruar në ditët e fundit të shtatzënisë në Forgmore, pranë kështjellës Windsor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb