Intervista më e fundit e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, ka ngritur shumë pikëpyetje në Britani për rolin e saj në prishjen e marrëdhënieve të Princ Harry me familjen mbretërore dhe hatër mbetjet e krijuara.

Së fundmi ka qenë gazetarja dhe kolumnistja e njohur britanike, njëherësh një nga mikeshat më të afërta të princeshës Diana që ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me deklaratat e forta të Meghan, duke thënë se “Diana nuk do të kishte qenë një ‘fanse e madhe’”, e saj.

Deklarata e mikeshës së Princeshës së Uellsit ka ardhur në 25-vjetorin e vdekjes së saj, me Brown që shtoi se Diana do ta kishte parë ish-aktoren si dikë që “po e drejton Harryn në një rrugë që nuk është e duhura për Princin”.

“Unë nuk mendoj se Diana do të kishte qenë fansja e madhe e Meghan-it, por ajo do të kishte qenë e kënaqur, mbështetëse dhe e emocionuar që dikush nga raca e përzier po i bashkohej familjes mbretërore sepse Diana ishte kaq gjithëpërfshirëse”, shtoi ajo teksa fliste për Daily Beast.

Brown ka thënë më parë se Megxit kishte ndikuar në familjen mbretërore, duke thënë se ata ishin “ende të tronditur dhe të hutuar për arsyen pse marrëdhënia me Sussex-ët u përkeqësua papritur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb