TIRANE

“Kujt i ngjan më shumë?”-është kjo pyetja që bëhet më shpesh kur një bebe vjen në jetë dhe sigurisht nuk ka shpëtuar pa u bërë edhe në familjen e Princ Lekës dhe Princeshë Elias.

Prandaj Elia ka hapur sot albumet e vjetra për të parë fotot e saj në fëmijëri dhe ka gjetur këto dy fotografi bardh e zi ku shfaqet ajo, një bebushe e ëmbël dhe e ëma, Yllka Mujo.

Falë këtyre fotove, Elia ka dalë në përfundimin se Geraldina faqet i ka si të saj.

“Duke kërkuar foto të fëmijërisë, shoh mamin me syze aviator gradient. Modeli im i preferuar i të gjitha kohërave. P.s: Kërkimi për të bërë garë kujt i ngjan më shumë Geraldina. Përfundimi: Faqet deri tani janë të miat”-shkruan Elia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: