BRITANI E MADHE

Në një dokumentar të ri të BBC, Princi Charles zbulon bisedën e fundit me babanë e tij të ndjerë, Princin Philip, pak para se ai të ndëronte jetë në muajin prill.

Një ditë para vdekjes së Princit Philip, Charles pretendon se ai dhe i ati diskutuan planet e tij të 100-vjetorit të lindjes. Rrëfimet shfaqen në dokumetarin “Prince Philip: The Royal Family Remembers”.

“Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”, tregon Charles se i ka thënë babait të tij. “Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo?” ia ktheu Philip, ndërsa Charles iu përgjigj: “E dija që do ta thoshe këtë!”

Të nesërmen, Princi Philip ndërroi jetë, në moshën 99-vjeçare.Princi Harry u intervistua gjithashtu për dokumentarin, duke treguar se gjyshi i tij ishte gjithmonë atje për bashkëshorten e tij dhe sa shumë e mbështeti ai Mbretëreshën.

“Nga këndvështrimi i gjyshes sime, të kesh dikë të tillë përkrah për 73 vjet martesë – nuk ka më mirë se kaq,” shprehet Harry.

Mbesa Zara Tindall shtoi se Princi Philip e dinte se “ai ishte duke u plakur dhe e urrente këtë gjë”.

Dokumentari do të transmetohet më 22 shtator në BBC One.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: