BRITANI E MADHE

Ditën e sotme është publikuar episodi i parë i dokumentarit të Princ Harry-t dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, në “Netflix”. Në të, Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të rrëfejnë gjithashtu edhe historinë e tyre të dashurisë.

Në episodin e parë, ata kanë treguar për ditët e para të njohjes. Harry dhe Meghan treguan se janë njohur në rrjetin social “Instagram”.
Princit i kishte bërë përshtypje një vajzë, Meghan në një foto me efektin e qenit në “Snapchat”.

“Megan dhe unë u njohëm përmes Instagram-it. Një miku ynë i përbashkët kishte këtë video me filtrin e qenit”, tha Harry, ndërsa Markle shtoi: “Oh zot, kjo është ajo që Zoti ka bërë për mua”.

“Është qesharake”, tha Megan, e cila vijoi duke thënë: “Dhe më pas miku im më dërgoi email duke thënë: “E di që je beqare dhe një shoku im më pyeti për ty dhe ndoshta do të doje ta takoje. Dhe unë thashë “me të vërtetë kush është” dhe ai tha “Është Princi Haz”. Dhe unë thashë: “Kush është ky?”

Dyshja rrëfyen edhe mbi takimin e tyre të parë, ku Princ Harry ishte vonuar 30 minuta, pasi kishte mbetur në trafik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb