BRITANI E MADHE

Nuk ka fëmijë që të paktën një herë të vetme nuk i ka vendosur vetes një emër ndryshe nga ai që ka. Kjo gjë ka ndodhur edhe me djalin e madhe të princit william, George.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe pse është një princ ai nuk përdor emrin George kur prezanton veten, por përdor një emër tjetër. Sipas Daily Mail, teksa George dhe Charlotte ishin duke kaluar kohë me gjyshen e tyre, Carole Middleton, princi u afrua te një person i panjohur për të përkëdhelur qenin e saj.

Kur ajo e pyeti për emrin, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ai u përgjigj: “Më quajnë Archie”. Nuk është e qartë nëse Archie është një emër që George e përdor për veten e tij apo ashtu e thërrasin të tjerët. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që princi çamarrok ta ketë përdorur për të vënë në lojë të panjohurën e për të mso treguar emrin e tij të vërtetë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb