Është hera e parë që princi George bën debutimin e tij në Wimbledon dhe është dëshmitar i ndeshjes madhështore që sheh Novak Djokovic të triumfojë ndaj Nick Kyrgios. Mami Kate do të duhet të shpërblejë fituesin e një prej turneve më të famshëm të tenisit në botë, por princi i vogël shijon shfaqjen pranë babait William. Duka i Kembrixhit përkulet mbi djalin e tij të madh disa herë për t’i pëshpëritur diçka në vesh. Ndoshta ai i shpjegon fëmijës rregullat e lojës dhe ai duket i kënaqur. Por mes një të qeshure dhe një vështrimi të mërzitur, princi fut një gisht në hundë dhe kapet nga fotografët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe Lady Diana e sillte Uilliamin e vogël në turneun e Wimbledon, pavarësisht se sipas protokollit mbretëror ishin rezervuar vetëm për të rriturit. Middleton ka vendosur ta ulë George në rresht të parë dhe princi, i cili pas pak ditësh do të festojë 9-vjetorin nuk duket se e ka vlerësuar aq shumë, sepse pavarësisht nga shtrëngimet e zakonshme të duarve, ai hodhi disa shikime të mërzitshme. Djokoviç e bëri atë pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke bërë gjestin dhe duke i dorëzuar kupën. Por përballë çmimit të lakmuar, George i vogël ka komentuar: “Është pak e rëndë”, duke ju referuar Kupës.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: