Britania do të jetë gjithmonë shtëpia ime, deklaroi Princi Harry, ndërsa dje në Londër filloi seanca paraprake e apelit ndaj ””Home Office” për marrjen e garancisë së një shoqërimi për të mbrojtur familjen e tij gjatë qëndrimit të ardhshëm në Britaninë e Madhe, por duke paguar për këtë nga xhepi i tij.

Avokatët i thanë Gjykatës së Lartë se princi nuk ndihet i sigurt për një vizitë të mundshme sipas marrëveshjeve aktuale. Gjatë seancës, e cila u fokusua në atë se cilat pjesë të çështjes duhet të mbahen konfidenciale, avokati i princit, Shaheed Fatima, theksoi se lidhjet e Harry tij me Britaninë e Madhe mbeten të forta.

“Është e vetëkuptueshme që ai dëshiron të kthehet për të parë familjen dhe miqtë dhe të vazhdojë të mbështesë bamirësitë që janë aq afër zemrës së tij, por nuk ndihet aspak i sigurt kur e vizitoi verën e kaluar vendi”, theksoi Fatima per BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: