Princi Harry dhe Meghan Markle prej muajit mars janë izoluar në një super rezidencë luksoze në Beverly Hills. Çifti, që hoqën dorë nga titujt mbretërore, po shijojnë jetën e re në Los Anxhelos, në shtëpinë e manjatit Tyler Perry.

Kjo është rezidenca superluksoze në Beverly Hills ku po kalojnë karantinën princi Harry dhe Meghan Markle.

Çifti dhe djali i tyre, 1-vjeçar Archie, janë zhvendosur në Los Anxhelos, nga fundi i muajit mars, pasi hoqën dorë nga detyrat e tyre mbretërore.

Shtëpia luksoze në vlerën e 18 mln $ është në pronësi të manjatit hollivudian Tyler Perry.

Çifti nuk është parë asnjëherë në publik me aktorin, por mediat shkruajnë se ata mund të jenë takuar nëpërmjet mentores së tyre, Oprah Winfrey.

Nuk dihet nëse princi Harry, 35 vjeç dhe Meghan, 38 vjeç, po marrin me qira pronën e Tylerit ose do të qëndrojnë atje si mysafirë, pasi nuk ka asnjë të dhënë që rezidenca të jetë shitur.

Vila pesëdhjetëvjeçare, me tetë dhoma gjumi dhe 12-tualete, shtrihet në një hapësirë rreth 22 hektarë në majë të një kodre, në Los Anxhelos, në komunitetin ultra ekskluziv të Beverly Ridge Estates.

Së fundi, 38-vjecraja postoi edhe një video në rrjetet sociale, në një vjetorin e djalit të tyre, Archie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb