Princi Harry dhe Meghan Markle vazhdojnë të tregojnë për jetën e tyre dhe mënyrën se si morën vendimin për të lënë pas jetën në Angli dhe pallatin mbretëror.

Në trailerin e ri të dokumentarit të tyre, të publikuar pak kohë më parë nga Netflix, çifti ndan foto të patreguar më parë së bashku me të dy fëmijët e tyre.

Një fotografi tregon madje Princin Harry dhe Meghan Markle duke ecur me dy fëmijët e tyre, Archie 3-vjeçar dhe Lilibet 1-vjeçar. Princi Harry ka vajzën e tyre mbi supe, ndërsa Meghan mban djalin e tyre dhe shikon me butësi bashkëshortin dhe Lilibet.

Në një foto tjetër shohim të dy duke u ngjitur në një shkallë duke qeshur, ndërsa në një foto tjetër ata janë duke biseduar në kuzhinën e shtëpisë së tyre.

Përpara publikimit të dokumentarit, Meghan Markle tha se Harry donte t’i tregonte botës historinë e tyre dhe se si vendosën të linin pas jetën mbretërore.

“Kjo është një histori e madhe dashurie dhe gjëja më e çmendur është se mendoj se sapo ka filluar,” dëgjohet duke thënë Harry në episodin e parë të dokumentarit të publikuar të enjten e kaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Netflix US (@netflix)

“Ajo sakrifikoi gjithçka dhe lirinë e saj, për të ardhur në botën time. Dhe pak më vonë, përfundova duke sakrifikuar gjithçka për t’u bashkuar me të në botën e saj.”

Në trailerin e episodit të dytë të dokumentarit që do të shfaqet nga platforma më 15 dhjetor, shohim momente personale të çiftit, së bashku me dy fëmijët e tyre.

“Për të kaluar në kapitullin tjetër, ne duhet të përfundojmë të parën,” thotë Harry në një moment, me Meghan duke shtuar: “Na është dhënë mundësia të krijojmë shtëpinë që gjithmonë kemi dashur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb