SHBA

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë reaguar pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Ata kanë thënë se janë ‘pa fjalë’ dhe ‘zemërthyer’ në një deklaratë të gjerë që trajton gjithashtu krizën COVID-19 dhe katastrofën natyrore në Haiti.

Në deklaratë ata zotohen për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës, por nuk cilësuan sa do të ishin donacionet e tyre. Duka i Sussex i cili ka ka kryer 10 vjet shërbim me ushtrinë britanike me dy misione në Afganistan, kishte kërkuar më herët që veteranët britanikë të luftës atje të kontaktojnë me njëri-tjetrin për të ofruar mbështetje.

Në deklaratën e Harry e Meghan thuhej: “Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndiejmë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë”.

“Teksa shikojmë krizën humanitare në rritje në Haiti nga tërmeti i fundjavës, zemra jonë është e thyer. Kur një person apo komunitet vuan, një pjesë e jona vuan me ta, edhe kur ne nuk e kuptojmë. Është e lehtë ta gjesh veten të pafuqishëm, por së bashku ne mund të vendosim vlerat tona të përbashkëta në veprim- ka thenë princi.

“Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën”- vijon më tej Duka i Sussex.

Por çifti pati dhe kritika nga një ekspert mbretëror i cili e quajti atë “një përpjekje tjetër për të krijuar një familje mbretërore të zgjuar alternative” dhe nga përdoruesit e mediave sociale të cilët e quajtën deklaratën “publicitet të paqartë’ , ‘fjalë boshe” dhe thanë se ishte “e parëndësishme.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb