Detaje të reja për familjen mbretërore po dalin në pah nga Princ Harry.

Gjatë një interviste për “Good Mornging America”, Harry ka deklaruar se nuk ka folur për një kohë të gjatë me njerkën e tij Camillën.

“Nuk kam folur për një kohë të gjatë me njerkën time”, ka thënë Harry gjatë intervistës.

Ai tha se ndarja me familjen e tij “nuk mund të ishte më e madhe” pasi ai përjashtoi mundësinë e kthimit në Britani.

Më tej Duka i Sussex-it u pyet nëse Camilla e  ka sakrifikuar atë në “altarin e saj personal të PR”, referuar librit “Spare.

Princi  u përgjigj duke thënë se: “Unë e dua çdo anëtar të familjes sime. Ajo është njerka ime. Unë nuk e shoh atë si një njerkë të keqe, mendoj se është dikush që është martuar në këtë institucion dhe ka bërë gjithçka që mundet për të përmirësuar reputacionin dhe  imazhin e saj”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb