Ditëlindja e parë larg familjes royal për Princin Harry, që duke nisur nga ky vit do të festojë thjesht si një kalifornian dhe jo si një anglez fisnik. Për 36 vjetorin e tij asnjë pritje me Mbretëreshën Elisabetta, me të cilën i ndan një oqean.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por babai, gjyshja dhe vëllai nuk kanë harruar dhe në rrjetet sociale kanë ndarë një postim dhe një urim. Postimi i bërë nga Kate Middleton dhe William është në mënyrë të veçantë më sinjifikativi. Një foto e vjetër në të cilën të tre shfaqen shumë të gëzuar.

Një foto në të cilën nuk ka asnjë gjurmë të Meghan Markle.
Ndjekësit e Windsor nuk kanë mundur të mos dallojnë se si të gjithë të afërmit e Harryt kanë zgjedhur pamje ku ai shfaqej i lumtur dhe i qeshur, por pa bashkëshorten.

Fotoja e ndarë nga Sovrania është e vitit 2017, është i të njëjtit vit me foton e publikuar nga Dukët e Cambridge.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb