Duket se ka një kthesë në vizitën e Princit Harry dhe mbretit Charles pasi djali dhe babai nuk do të takohen.

Princi Harry zbarkoi në Britani sot herët për të marrë pjesë në një ceremoni më 8 maj për të shënuar 10 vjetorin e Lojërave Invictus dhe – megjithëse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht – mediat britanike thanë se ai do të takonte mbretin Charles. Por tani Princi Harry nuk do të takohet me Charles për shkak të “agjendës së ngjeshur” së mbretit.

Zëdhënësi i Princit Harry tha gjithashtu sot: “Në përgjigje të spekulimeve të shumta dhe të vazhdueshme nëse Duka do të takojë apo jo babanë e tij gjatë qëndrimit të tij në Mbretërine e Bashkuar këtë javë, fatkeqësisht nuk do të jetë e mundur për shkak të programit të ngjeshur të Madhërisë së Tij. Duka sigurisht i kupton angazhimet e babait të tij dhe prioritete të tjera të ndryshme, duke shpresuar ta shohë së shpejti”.

Princi Harry u kthye në Britani për herë të parë që nga vizita e mbretit Charles në shkurt, pas diagnostikimit të tij me kancer. Duka i Sussex-it pritet të flasë në këtë event, që shënon një dekadë që nga fillimi i Lojërave Invictus në Londër në vitin 2014. Ai është gjithashtu i vetëm, pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre, sipas mediave britanike.

Megjithatë, Princi Harry nuk pritet të shohë vëllain e tij Princin William, i cili do të jetë larg Londrës, apo Kate Middleton, trajtimi i së cilës për kancerin po vazhdon pas zbulimit të marsit të kaluar.

Një burim i cituar nga ‘The Sun’ javën e kaluar tha se Harry ishte ‘shumë i dëshiruar për të takuar babanë e tij’ dhe se ‘ndërsa Duka është normalisht 5000 milje larg babait të tij në Kaliforni, do të ishte një lumturi takimi mes tyre.”

Ai publikim tha më tej se Harry “është qartësisht shumë i etur për të parë babanë e tij ndërsa ai vazhdon rikuperimin e tij dhe shumica e njerëzve presin një ribashkim tjetër javën e ardhshme”.

Kujtohet se Harry bëri një udhëtim të shkurtër në Britaninë e Madhe në shkurt, duke kaluar rreth 45 minuta me babain e tij, i cili sapo kishte filluar trajtimin për kancerin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: