Princi Harry do të vizitojë Hollandën javën tjetër, në një kohë që Meghan Markle pret të lindë nga dita në ditë. Dukesha e Sussex, 34 vjeç, do të udhëtojë drejt  Amsterdamit më 8 maj, u shpreh më herët  Pallati i Buckinghamit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Babai i ardhshëm do të ndërmarrë një angazhim zyrtar në Hagë për të nisur zyrtarisht numërimin e një viti në Invictus Games 2020. Vizitën e tij, Harry po e zhvillon në një kohë që bota është duke pritur  ardhjen në jetë të fëmijës së re mbretërore.

Kensington Palace  më herët është shprehur se Meghan dhe Harry do ta mbajnë sekrete ardhjen në jetë të  pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore. Megjithatë, nisur nga vizita e Mbretëreshës ndaj Harryt dhe Meghan ka spekulime që çifti ka mirëpritur anëtarin më të ri të familjes mbretërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb