Vazhdojnë tensionet mes princit Harry dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore angleze. Duka i Sussex ka zemëruar sërish Mbretëreshën Elisabetta duke i thënë që nuk do të jetë prezent në përkujtimoren e gjyshit Filippo, që është parashikuar për në datën 29 mars në Ëestminister. Mungesa e tij është për arsye sigurie, por në mes të prillit Harry do të fluturojë drejt Holandës për ‘Lojërat Inviktus.

Një mungesë respekti përt gjyshen Elisabetta, që pasi humbi bashkëshortin vitin e kaluar, në kohë Covidi dhe masa shtrënguese, i është dashur të bëjë funeralin vetëm, me të afërmit e saj më të ngushtë (Harry ishte prezent, por Meghan Markle dhe fëmijët mbetën në Amerikë), shpresonte të rrethohej me dashurinë e të dashurve të saj me rastin e përvjetorit të vdekjes të princit Filippo. Por Harry nuk do të jetë. Sipas burimeve të pallatit mbretëror, Mbretëresha e mori vesh vetëm 15 minuta përpara se Duka i Sussex te komunikonte zyrtarisht vendimin e tij.
Një zëdhënës i Harry konfirmoi që Duka nuk do të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së gjyshit për arsye sigurie në 29 mars. Avokatët kanë thënë ‘që Harry nuk ndjehet i sigurt të kalojë Atlantikun në këtë situatë.

Por sipas disa burimeve thuhet se do të fluturojë në Europë për një vizitë në Vendet e Ulëta me mes të prillit, në një eveniment sportiv për veteranët e luftës, të themeluar nga Harry në 2014.

Ekspertët e pallatit thonë se Harry “pasi nuk respektoi gjyshin e tij, Dukën e Edinburgut, në fakt ai po përbuz edhe Mbretëreshën”, e cila ende “është e pikëlluar për humbjen e burrit të saj”. Nëse ai shkon në Angli për një ngjarje mbretërore, ai merr mbrojtjen e policisë, por nuk ja ofrojnë mbrojtjen në rast të një daljeje personale. Sipas ekspertëve, “Ai ndoshta do të përdorë të njëjtin justifikim për të provuar të çlirohet nga festimet e Jubileut të Platinumit.”

Sigurisht mungesa e princit do të rrisë tensionet në familje. Në përkujtimoren e Ëestminter do të jenë familjarët, miqtë, përfaqësues të shumë organizatave bamirëse me të cilat Duka i Edinburgut ishte i lidhur. Ky do të ishte rasti i artë për Mbretëreshën që ajo të shihte Harry me Meghan dhe fëmijët, në Londër me të gjithë familjen. Kur Mbretëresha njoftoi që ishte dëshira e saj e sinqertë’ që Camilla të bëhej mbretëreshë kur Carlo të behej mbret. Harry nuk ka bërë asnjë koment në favor të njerkës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb