E përjavshmja ‘Chi’ në revistën e të mërkurës ka publikuar ekskluzivisht foto të princit Harry dhe të fejuarës së saj Meghan Markle, shumë pranë njëri-tjetrit në pishinë teksa shkëmbejnë puthje.

Mbretëresha duket se se ka me sy të mirë artisten amerikane, e cila nuk është ftuar as në dasmën e Pippa Middleton, që pritet të zhvillohet në 20 maj.

Harry dhe Meghan kanë qenë të ftuar në martesën në Xhamajka, të bankierit Tom Inskip, një mik shumë i afërt i princit, që në kohën e kolegjit.

Këto foto të patreguara më parë konfirmojnë zërat për një martesë mes Markle dhe princit.

Harry në fakt duket se i ka dhuruar artistes një unazë me smerald, që i përkiste nënës së tij Diana dhe kjo tregon më së së miri dashurinë që Princi ka për aktoren.

Disaprovimi që Mbretëresha ka në lidhje me Marklen ka dhënë efektet e saj, sepse vajza duket se nuk është ftuar në dasmën e motrës së Kate, që parashikohet në 20 maj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: