Duka i Sussex, Harry u shfaq në një video nga WaterBear Network, një platformë transmetimi kushtuar çështjeve më urgjente për ruajtjen e planetit, shkruhet në faqen vanityfair.it.

“Ardhja e djalit tim Archie ka rritur vetëdijen time, ne nuk mund të vjedhim të ardhmen nga brezat e rinj”, shtoi ai.

”Atësia ndryshoi gjithçka duke rritur ndërgjegjësimin tim për ruajtjen e planetit. Gjithmonë kam menduar se duhet të lë në botë një vend më i mirë sesa e gjeta. Që kur lindi djali im Archie, ky perceptim është rritur”, shtoi Harry.

“Ne nuk mund ta vjedhim të ardhmen nga brezat e rinj. Duhet të bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë”, shton Harry.

”Ne duam të informojmë njerëzit për çështjet më të ngutshme mjedisore”, theksoi Ellen Windemuth, CEO i platformës, duke folur për ”Vogue”.

”Ne do t’i strukturojmë përmbajtjet në katër tema kryesore: biodiversiteti, klima, qarkullimi dhe komuniteti. Ne do të fillojmë me marrëdhënien njeri-natyrë duke folur për atë që po ndodh me kafshët, me të cilat ndajmë Tokën. Për të shpëtuar të ardhmen tonë ne duhet të shpëtojmë kafshët”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: