BRITANI E MADHE

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë publikuar një foto të re të Princit Louis për të festuar ditëlindjen e tij të tretë dhe për të shënuar ditën e tij të parë në kopsht.

Fotografia u bë në Kensington Palace si gjithmonë nga dukesha Kate, pak para se Louis të nisej për në Shkollën Willcocks për herë të parë të mërkurën.

I veshur me pantallona të shkurtra, këmishë dhe pulovër, ai shfaqet i ulur në një biçikletë të kuqe me një çantë në shpinë.

“3 vjeç nesër. Shkrepur në fillim të kësaj jave nga Dukesha para se ai të nisej për ditën e parë të kopshtit. Duka dhe Dukesha janë të lumtur ta ndajnë këtë foto”, -shkruhej përkrah fotos.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb