Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 99-vjeçare, thuhet se pjesën më të madhe të pasurisë prej 30 milionë paundësh ia ka trashëguar bashkëshortes, por gjithashtu ka bërë një gjest bujar.

Gazeta britanike “The Sun”, teksa citon një burim të Pallatit Mbretërorë, thotë se Duka i Edinburgut, është treguar mjaft bujar me tre burrat që u kujdesën për të.

Bëhet fjalë për sekretarin privat, Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe Stephen Ndieojadlo.

Të tre u kujdesën për burrin e mbretëreshës, veçanërisht në vitet e tij të mëvonshme. Por Princi Philip nuk e ka anashkaluar familjen e gjerë me nipërit dhe mbesat e tij, përfshirë Princin Harry, shtoi burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb