E mbingarkuar nga intervista tejet e rëndë e Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey, familja mbretërore britanike ka bërë gjithçka që princi Philip, duka i Edinburgut, i cili sapo doli nga spitali i Londrës, ku ai kaloi një pjesë të muajit të fundit pas një operacioni të vogël në zemër, të marrë sa më pak informacion, shkruan faqja vanityfair.it.

“Familja po kujdeset që princi të mos dijë detaje mbi intervistën”, theksoi komentatorja mbretërore Katie Nicholl, megjithëse ”mbulimi mediatik i ngjarjes ka pasur aq jehonë sa ishte e pamundur ta shmangim plotësisht”.

”Pavarësisht nga gjithçka, janë bërë përpjekje për ta mbrojtur atë nga pasojat. Një zgjedhje më se e kuptueshme, duke marrë parasysh moshën e përparuar të princit dhe kushtet e tij, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime të mëdha”, vazhdoi Nicholl.

“Familja mbretërore është e lehtësuar që ai është në shtëpi, por gjithashtu është thellësisht e shqetësuar për shëndetin e tij”, vazhdoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb