Disa hapa larg nga kështjella e Mbretëreshës Elizabeth. Princi William dhe gruaja e tij Kate Middleton janë në kërkim të një shtëpie dhe do të vendosen në Adelaide Cottage, vetëm dhjetë minuta në këmbë nga shtëpia e gjyshes së tyre. Dukët e Kembrixhit janë gati të zhvendosen në një shtëpi të përsosur dhe komode për pesë persona dhe pasi të kenë vlerësuar akomodimet e ndryshme do të kishin gjetur zgjidhjen në Windsor.

Familja e Kembrixhit do të ishte e gatshme të largohej nga Kensington Palace me tre fëmijët e tyre, George, 8, Charlotte, 7 dhe Louis, 4, në një shtëpi të përshtatshme për nevojat e tyre. Në veçanti, sipas The Sun, ata synojnë të afrohen më shumë me Mbretëreshën Elizabeth dhe Cottage Adelaide e sapo rinovuar do të ishte perfekte.

E përdorur për të strehuar miqtë e familjes mbretërore, vila është në pronësi të Mbretëreshës dhe është afër shtëpisë së saj. Një qasje që mund të krijojë pakënaqësi tek Harry, i cili ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë besimi me gjyshen e tij, e cila mund të ‘kriset’ nga afërsia e vëllait të tij.

Ndërsa presin të shpërngulen, Duka i Kembrixhit dhe Kate Middleton ndahen mes Londrës, ku jetojnë në Pallatin Kensington, dhe Norfolkut, ku kanë shtëpinë e tyre të dashur. Vera mund të jetë koha më e mirë për të organizuar shtëpinë e re dhe koha ideale për të kërkuar shkolla të reja, më afër kështjellës Windsor, për princat.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb