Princi William dhe Kate Middleton morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të portretit të tyre të parë zyrtar, të ekspozuar në Muzeun Fitzwilliam të Universitetit të Kembrixhit. Çifti mbretëror u pikturua nga artisti Jamie Coreth, i cili u frymëzua nga një foto e bërë gjatë vizitës zyrtare të Dukëve në Dublin.

Të relaksuar dhe dorë për dore, por solemn në të njëjtën kohë, artisti i portretizoi në një mënyrë shumë realiste, me Kate të veshur me një fustan të bukur dhe luksoz jeshil smerald dhe William me një kostum blu dhe kravatë blu që bien në sy në një sfond neutral. “Duke qenë portreti i tyre i parë së bashku, veçanërisht tani që ata janë dukë të Kembrixhit, doja që ata të transmetonin një imazh të ekuilibrit të madh midis rolit të tyre publik dhe jetës së tyre private”, shpjegoi Coreth.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dukët e Kembrixhit morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të veprës artistike. Ata e admiruan pikturën që u jep atyre një atmosferë përjetësie. Të destinuar të ngjiten në fronin e Anglisë, ata fillimisht shfaqen të pikturuar në telajo si paraardhësit e tyre.

William ishte portretizuar tashmë në vitin 2010 me vëllain e tij Harry nga Nicky Phillips dhe më pas në vitin 2014 vetëm, nga Dan Llywelyn Hall.

Për Kate kjo është hera e parë që publikohet në një pikturë, por sigurisht jo e fundit.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb