TIRANE

Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Së fundmi ish-banorja e “BBV” ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët shumë kuriozë e kanë pyetur modelen për jetën e saj personale.

“Keni vendosur për emrin e bebit?”, ishte një ndër pyetjet që i bëri një ndjekëse, ndërsa Sara tha se nëse bebi është vajzë emrin për të e ka zgjedhur që ditën që mori vesh lajmin e ëmbël që është shtatzënë, ndërsa për djalin modelja u shpreh se është mes 2-3 emrave.

“Të qartë që prej ditës kur mora vesh që isha shtatzënë kam një emër për vajzë, për djalë jam midis 2-3 emrave por s’po ma qëllon në shpirt asnjëri akoma”– ka shkruar Sara.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb