Përgatitja e fëmijëve për shkollë dhe obligimet e ndryshme me siguri nuk janë punë e thjeshtë.

Një hulumtim ka treguar që prindërit gjatë javës bëjnë edhe një ditë punë më shumë duke përgatitur fëmijët për shkollë, gjë që atë tashmë me siguri e kanë ditur.

Përgatitja e mëngjesit, ushqimi, larja e dhëmbëve dhe veshja do të thonë që do të vonoheni.

Çdo prind këtë e di, ndërsa një gjë të tillë e ka konstatuar edhe hulumtimi i bërë nga Kellogg ku janë intervistuar 2.000 prindër që kanë fëmijët në shkollë.

Është zbuluar që prindërit kanë bërë edhe dhjetë orë punë më shumë në javë duke i përgatitur fëmijët për shkollë krahas gjithë atyre punëve që zakonisht i bëjnë – puna, punët e shtëpisë etj.

Duket që janë shumë, mirëpo këtu theksohen gjërat siç janë kërkimi i rrobave, zgjedhja e çorapeve, paketimi i ushqimit për fëmijën në shkollë, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb