Një foshnje e porsalindur në Indi që është braktisur nga prindërit, është gjetur së fundmi nga autoritetet i gjallë pranë një tufe këlyshësh.

Vajza, është gjetur e zhveshur dhe ende me kordonin e kërthizës e u gjend e rrethuar nga qentë e vegjël.

“Në orën 11 paradite, pamë se ishte një vajzë e porsalindur që qante dhe shtrihej përkrah këlyshëve në fshatin tonë. Ne u panikuam dhe informuam departamentin e shëndetësisë përpara se vogëlushja të dërgohej në spital për kontroll të mëtejshëm,” tha përfaqësuesi lokal Munnalal.

“Është ndoshta ngrohtësia nga këlyshët dhe vetë nëna e tyre që e kishin mbajtur gjallë këtë të porsalindur,” thanë ata.

Një tjetër vendas, i cili dëshironte të mbetej anonim tha se ishte fat i madh që vajza i kishte mbijetuar natës, duke vënë në dukje se qentë endacakë mund të jenë jashtëzakonisht të egër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: