Po vijon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit e arsimit parauniversitar në vend. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, librat nga klasa 1-7 do të jepen falas pranë çdo shkolle dhe në fund të vitit mësimor do të dorëzohen sërish.  Shitësja e një librarie në kryeqytet tregon se pavarësisht faktit që librat jepen falas, ka shumë prindër  që i marrin tekstet të reja kundrejt pagesës.

Vetë prindërit  e nxënësit tregojnë se parapëlqejnë librat e rinj pasi të vjetrit që jepen falas janë të dëmtuar.

Shitësja e librarisë thekson se cmimet e librave kanë pësuar një rritje të papërfillshme krahasuar me një vit më parë, por ka edhe nga ata prindër që iu duhet të marrin para borxh për ti blerë tekstet nga klasa e 8 deri në të 12.

Mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin janë përfitues të teksteve falas e ndër to përfshihen edhe kategoritë e veçanta që mund ti marrin librat falas deri në përfundim të shkollës së mesme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb