Kurimi i Deanit kushton 105.000 euro, një shumë e papërballueshme kjo për prindërit e tij. “Unë nuk punoj merrem me djalin, marr vetëm 100 mijë leke të vjetra nga KEMP-i me ato, me borxhe, as për bukë nuk dalin. Me kredi kisha, qiraja pa paguar disa muaj, mora 500 mijë kredi ti laja”, thotë e ëma Eva.

Ndërsa i ati kur gjen punë shkon ilegalisht në Greqi të punojë. E ëma e Deanit, Eva thotë se i ka harruar fëmijët e tjerë në shtëpi pasi gjatë gjithë kohës është në spital me djalin e vogël që ka nevojë për dializë. “Fëmijët i marr edhe në spital i mori malli i solla, i kam harruar fare ata qajnë për mua, i them është Deani sëmurë, ata janë kaq të dhembshur”, -thotë ajo.

“Deani është për mua gjithë bota, luajmë bashkë, nuk e di a do ta kalojë, dua gjë gjithë shqiptarët ta ndihmojnë ta çojmë jashtë të shpëtojë, e dua shumë është gjithçka që kam” thotë motra e Deanit.
“Edhe kur vjen këtu ne shtëpi pëson kriza, ikën në spital, shkojmë në spital, vetëm atje luajmë, gëzohet kur i shkojmë, por ai mund te vdesë. Nuk dua që ta humb Deanin është gjithçka për mua”,- thotë vëllai i madh i Deanit.

“Tërë jetën vrer vetëm në spital, kam vuajtur edhe me vajzën tërë kohën i sëmurë nuk i qeshi njëherë buza, siç vuajti Eva edhe Deani njësoj edhe martesa nuk i eci mirë, jeta i vajti keq. Nuk i gëzoi dhe fëmijët e tjerë, vetëm në spital ka qëndruar. Deani është një pikën e fundit, me lot në sy jam, vetëm mos ta humbasim, do na leje një plagë shumë të rëndë. I lutemi shqiptarëve na i shpëtoni jetën e tij, është një gonxhe trëndafili, gjynah që Deani të shkojë në dheun e zi”, thotë gjyshja mes dhimbjeve shpirtërore për nipin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: