SARANDE– Prindërit e një 15-vjeçare nga Saranda kanë vrapuar drejt policisë së qytetit për të denoncuar faktin se vajza e tyre rezultonte e zhdukur prej 24-orësh. I.K kishte ardhur nga Greqia me dy motrat e saj për pushime, por prej ditë se djeshme ajo kishte humbur kontaktet me familjarët.

Prindërit e saj kanë ardhur urgjent në Sarandë ku kanë bërë denoncim në polici.

“Qëndronte tek gjyshja, nuk e dimë nëse është larguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer. Kemi ardhur urgjentisht nga Greqia. S’kemi asnjë shenjë të saj. Nuk na shkon mendja asgjëkundi”, shprehet nëna e 15-vjeçares.

Por vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit, është njoftuar se 15-vjeçarja ndodhej në Gjirokastër.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e largimit të 15-vjeçares, e cila do merret në pyetje nga policia e Sarandës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: